“Albin a e dini se kryetari yt Shpend Ahmeti i rregullon shkollat e Prishtinës me mallra të Serbisë”

Aktuale November 12, 2017 - 12:00

Kryetari i bashkësisë lokale për dardani, Safet Kamberaj, ka publikuar disa fotografi në Facebook, ku sipas tij, një shkollë në Prishtinë po meremetohet me produkte të Serbisë.

Ai thotë se është mirë të sqarohet kjo nga Vetëvendosje, pasi sipas tij, janë rrokullisur kamion, djegur e vandalizuar që kanë transportu mallra nga Serbia.

Ky është statusi i plotë i tij:

Albin dikur në merdare vetvendosja rrokolliste transportera mallrash që vinin nga Serbia , përdornin forcen dhe dhunen ndaj policëve dhe instuticioneve të Kosovës duke djegur dhe vandalizuar instuticionet , keni apeluar bojkote të mallrave të Serbisë.

Albin a e dini se tani kryetari yt Shpend Ahmeti i rregullon shkollat e Prishtinës me mallra të Serbisë.

Ky material është në shkollën e Dardanisë gjatë një renovimi të kësaj shkolle.

Albin kishte qenë mirë ta sqaroni këtë rast, kërkoj nga të gjitha instuticionet të reagojnë dhe të dalë në shesh ky rast i vv.

 

Image

 

Image