Lajme të mira për të rinjtë kosovarë

Aktuale November 10, 2017 - 13:27

MAShT dhe MMPH-së me marrëveshje për punësimin e të rinjve

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe ai i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica lansuan projektin “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi & Arsimi Profesional në Kosovë“ të financuar nga Ministria e Federatës Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), nga Ambasada Gjermane dhe nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit – GIZ GmbH.

Qëllimi i Programit YES, është përmirësimi i punësimit dhe ngritjes së shkathtësive të të rinjve në Kosovë, përmes avancimit të arsimit profesional.