Qeveria e Kosovës ndanë 219 mijë euro për familjet e të dënuarve në rastin 'Kumanova'

Aktuale November 10, 2017 - 10:29

Qeveria në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për ndarjen e 219 mijë eurove për shpenzimet e familjeve në rastin “Kumanova”.

Kreu i ekzekutivit Ramush Haradainaj, tha se do të ndahen 219 mijë euro, për secilën familje të ndahen nga 10 mijë euro

“Të ndahen nga 10 mijë euro për familjet nga shpenzimet e paparashikuara”.

Haradinaj ka thënë se kanë marr listën e familjeve, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka kërkuar që të dihet numrat e xhirollogarive të familje.