Demarkacioni në arbitrazh do t’ia merrte Kosovës së paku 3 vjet

Aktuale November 09, 2017 - 18:08

Nëse Kosova shkon në gjykatën e arbitrazhit me Malin e Zi, për çështjen e demarkacionit të kufirit, do të marrtë kohë më së paku deri në tre vite duke e stagnuar vendin drejt integrimeve evropiane. 

Anëtari i komisionit për verifikimin e demarkacionit Riza Smaka, është shprehur për Indeksonline se shpreson që kjo çështje të mos shkoj në Gjykatën e Arbitrazhit sepse do ti marrte Kosovës kohë të çmuar.

Ai beson se pas gjetjeve të reja për vijën kufitare, Mali i Zi do të shpreh vullnet që të ulet dhe të bisedojë për këtë çështje.

“Fillimisht le të shpresojmë se pas publikimit të raportit tonë që do të pasojnë edhe negociatat me palën malazeze me një far kompromisi që ti hyjmë kësaj punë serish. Por nëse Mali i zi nuk paraqet vullnet për të rishikuar vijën e demarkacionit atëherë do të ishim të detyruar ti drejtohemi Gjykatës së Arbitrazhit në të cilën të dyja palët duhet të japin konsens”, ka thënë ai.

Smaka ka treguar se në arbitrazh zakonisht çështjet zvarriten dhe nuk gjykohen shpejt, duke marrë parasysh kontestet e paraqitura nga problemi i Sllovenisë me Kroacinë, gjithashtu Kroacinë me Serbinë, të cilat ende janë të pa zgjidhura.

“Vendimi i Arbitrazhit me paku do të marr tre vjet do kohë e më tepër sigurisht, shembull mund ta marrin lendet në gjykatat tonë, si në Gjykatën e Apelit në të cilën lëndët zvarritën deri në pafundësi deri në 10 vite edhe në rastet kur është fjala në lëndët më të thjeshta, procedurat e njëjtë shkojnë edhe në Gjykatën e Arbitrazhit”, ka thënë Smaka.

Ai është shprehur se fillimisht nuk është dashur që Kosova të kushtëzohet me zgjidhjen e demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave. Be-ja artificialisht e ka imponuar këtë kriter për Kosovën me përkrahjen e faktorit vendor për shkaqe korruptive.