Përplasja me kryeministrin, jep dorëheqje kryetari i Akademisë së Shkencave

Aktuale November 09, 2017 - 16:17

Kryetari i Zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj dha sot dorëheqjen.

Vendimin e tij e bëri publik Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas takimit që pati sot me të.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Presidenca, Meta thekson se duhet rivendosur sa më shpejt dialogu mes Akademisë së Shkencave dhe Qeverisë.

Edi Rama ka goditur disa herë Akademinë e Shkencave, duke u shprehur se ajo duhet riformuar dhe se po shpërdoron fondet që i akordohen për studimet e saj, shkruan Lapsi.al.

Rama ishte kundër zgjedhjeve që u bënë në këtë institucion për drejtuesin e saj, ku para pak muajsh u zgjodh Gudar Beqiraj.

Së fundmi ai u shpreh se fondet për Akademinë e Shkencave do të ndërpriten.

Image