Edhe një tjetër ministri pa asnjë zëvendësministër

Aktuale November 09, 2017 - 15:03

Ndonëse Qeveria e re e Kosovës thuajse për çdo ditë po emëron së paku një zëvendësministër në dikasteret e ndryshme qeveritare, disa ministri ende mbeten pa zëvendësministra, raporton zeri.info.

E tillë është Ministria e Integrimit Evropian, e cila aktualisht drejtohet nga ministrja Dhurata Hoxha. Në MIE, akoma nuk është emëruar asnjë zëvendësministër, raporton “Zeri.info”.

Përpos kësaj, edhe ministria tjetër (ajo e Infrastrukturës), e cila udhëhiqet nga Pal Lekaj, nuk ka emëruar asnjë zëvendësministër deri më tash.

Ndërkohë, qeveria deri më tash ka caktuar gjithsej 21 ministra, e më shumë se 50 zëvendës të tyre.

Madje, ka ministri e cila tashmë ka bërë gjithsej 5 zëvendësministra, praktikë kjo që nuk ka qenë prezente në qeveritë e kaluara. /Zeri/