'Kaubojsi' ironizon Ramën: Me atë veshje do të çonin në spitalin e të marrëve

Aktuale November 08, 2017 - 08:54

Ish-deputeti i PS-së, i njohur me nofkën “Kaubojsi”, Eduart Ndocaj nuk e ka kursyer një koment për veshjen e djeshme të kryeministrit, Edi Ramës.

Sipas Ndocajt, nëse do të shihnin një njeri në Milano të veshur me ato rroba do ta çonin në spitalin e të marrëve, shkruan gazeta Shekulli.

“Nëse një njeri në Milano do e shikonin të veshur me ato rroba që vishet Edi Rama, do e rrethonin forcat e policisë dhe do e çonin në spitalin e të marrëve”, ka thënë ai.

Përmes një videoje të bërë publike në rrjetet sociale, ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj ka kërkuar reagimin e qytetarëve ndaj një kryeministri që po shkel çdo norme njerëzore, shkruan gazeta Shekulli.

“Burgjet e Shqipërisë janë të mbipopulluar dhe Rama paralajmëron se do të fusë në burg qytetarët për ujin. Për dritat futi në burg burrat, ndërsa duket se paska vendosur që për ujin të fusë në burg gratë, pasi të njëjtat familje do të jenë ata që nuk kanë paguar faturat e ujit”, komenton Ndocaj në videon e tij.

Sipas ish-deputetit socialist, me kapacitetet e ujit që ka Shqipëria, uji duhej të ishte falas, sikundër edhe në rastin e dritave, pasi HEC-et nuk i ndërtoi Edi Rama, por 3 milionë shqiptarë që punuan me kazma e lopata.