Jovanoviq: Rusia e shfrytëzoi krizën në Kosovë për ta destabilizuar Ballkanin

Aktuale November 06, 2017 - 22:45

Lider i partisë Liberale Demokratike në Serbi, Cedomir Jovanoviq po thotë se Rusia e ka shfrytëzuar krizën në Kosovë, për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

Ky reagim erdhi pas deklaratave të ambasadorit rus në Serbi, Alexander Cepurin për rapotet ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.

“Rusia e ka shfrytëzuar Kosovën për ta destabilizuar Balklanin. Pas dështimit të grusht-shtetit në Mal të Zi, Serbia mbetet shansi i fundit i Moskës në Ballkan”, tha Jovanoviq, transmeton lajmi.net

Liberali serb tutje ka deklaruar se deklaratat e tilla tregojnë se rruga e Serbisë për në Bashkimin Evropian do të jetë shumë e vështirë.

“Deklaratat e Cepurin janë presion i Moskës të cilat tregojnë haptasi qëllimet e tyre të fshehta për Serbinsë”, thotë Jovanoviq, duke shtuar se destabilizimi në rajon është fokus i Rusisë.

“Sa më shpejtë ne duhet të ndërmarrim hapa që janë në përputhje me Bashkimin Evropian dhe NATO-n”, përfundoi deklaratën e tij, Cedomir Jovanoviq.

Ndryshe, dje ambasdaori rus në Serbi, Cepurin e kishte quajtur Kosovën si pjesë të Serbisë.

Ai kishte thënë se raportet ruso-serbe çdo ditë e më shumë po forcohen.