Lista Serbe hyn në grevë në dhjetë komuna

Aktuale November 05, 2017 - 17:38

Lista Serbe në dhjetë komunat ku ka dalë fituese në zgjedhjet e 22 tetorit do të fillojë grevën që nga dita e nesërme, raporton “Zeri.info”.

Siç njofton Lista Serbe, kjo grevë do të fillojë që nga dita e nesërme nga ora 08:00 deri në orën 09:00 në shenjë pakënaqësie për shkak të përpjekjeve për siç thonë ata, manipuluar vullnetin e votuesve në komunën e Parteshit, shkruan “Zeri.info”.

“Kjo është një grevë paralajmëruese që ne duam të tërheqim vëmendjen e të gjitha institucioneve për të respektuar vullnetin e votuesve të shprehur në zgjedhje.Se qëllimi për të rishikuar në mënyrë të paligjshme vullnetin e qytetarëve tregohet nga fakti se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se zgjedhjet në komunën e Parteshit u zhvilluan në përputhje me ligjin dhe pa asnjë parregullsi”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Listës Serbe, raporton “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë i Listës Serbe:
 

Për shkak të përpjekjes për të manipuluar vullnetin e votuesve në komunën e Parteshit dhe në krye të asaj komune të emërohen “të bindurit” të cilët janë mundur bindshëm në zgjedhjet lokale më 22 tetor, Lista Serbe së bashku me kryetarët e komunave në të gjitha dhjetë komunat me shumicë serbe nesër, 6 nëntor 2017 në periudhën nga ora 08:00 deri në 09:00 do të ndalojnë punën e organeve të vetëqeverisjes lokale.

Kjo është një grevë paralajmëruese që ne duam të tërheqim vëmendjen e të gjitha institucioneve për të respektuar vullnetin e votuesve të shprehur në zgjedhje.

Se qëllimi për të rishikuar në mënyrë të paligjshme vullnetin e qytetarëve tregohet nga fakti se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se zgjedhjet në komunën e Parteshit u zhvilluan në përputhje me ligjin dhe pa asnjë parregullsi.

Lista serbe nuk do të lejojë rishikimin e vullnetit të qytetarëve të Parteshit!