Kryeministri Haradinaj dedikim emocionues për babin e tij, ja çfarë i thotë

Aktuale November 04, 2017 - 13:02

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ia kushtoi disa vargje mjaft emocionuese babait të tij, përmes një statusi në profilin zyrtar në Facebook.

“Ndonëse, i goditur pamëshirë nga rrufetë dhe i rrahur nga erërat e furishme të kohërave të rënda për popullin e Kosovës, ai e ruajti drejtpeshimin.

I mendueshëm, por stoik. I rreptë, por i sinqertë dhe i dashur.
Na mbështeti e udhëzoi për punë, me ndërshmëri e virtyte të larta. 
Mbi të gjitha na inkurajoi e na dha zemër me i dal zot atdheut.

Shumë gjëra të çmuara të jetës sime m’i ka mësuar ai. 
Këto vlera janë të përhershme për mua.

Jam shumë krenar që jam djali i tij.

Falemnderit babë!”, shkroi Haradinaj nën dy fotografi të publikuar së bashku me babanë e tij.

Image