O'Connell: Të mbijetuarit e dhunës seksuale përballen me diskriminimin

Aktuale November 03, 2017 - 15:19

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O'Connell, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për mbështetje buxhetore ndaj të mbijetuarve të dhunës seksualë të luftës së fundit në Kosovë. Ai konsideron se ky është një hap i rëndësishëm si dhe ka bërë thirrje të vazhdojë rishikimi i nivelit të mbështetjes financiare.

“Të mbijetuarit përballen me sfida specifike, përfshirë këtu stigmën dhe diskriminimin. Ne të gjithë duhet t’i përkrahim ata. Ambasada Britanike është krenare të punojë me të mbijetuarit dhe t’u ndihmojë të zgjidhin problemet me të cilat ata përballen”, shkruan tutje ambasadori.

Ky ëshë statusi i tij i plotë:

E mirëpres vendimin e Qeverisë që të alokojë buxhetin për të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë. Ky është një hap i rëndësishëm për të njohur efektin që ka dhuna seksuale në konflikte. I bëj thirrje qeverisë që të vazhdojë të rishikojë nivelin e mbështjetjes, tani që Komisioni Qeveritar fillon punon. Të mbijetuarit përballen me sfida specifike, përfshirë këtu stigmën dhe diskriminimin. Ne të gjithë duhet t’i përkrahim ata. Ambasada Britanike është krenare të punojë me të mbijetuarit dhe t’u ndihmojë të zgjidhin problemet me të cilat ata përballen.