Kosova ende nuk ka reagim zyrtar për kosovarët e dënuar sot në Maqedoni

Aktuale November 02, 2017 - 18:19

19 shtetas të Kosovës u dënuan sot në Maqedoni për shkak që akuzohen se kanë shkelur ligjet e këtij shteti.

Kosovarët që u dënuan akuzohen për shkelje të rendit kushtetues të shtetit të Maqedonisë, pasi kishin shkruar në lagjen Kumanova dhe kishin pasur një përleshje të armatosur me forcat e këtij shtet.

Deri më tani Republika e Kosovës ende nuk ka lëshuar ndonjë reagim për dënimin e 19 shtetasëve të saj.

Ndërsa lajmi.net ka kontaktuar me Jetlir Zyberajn, këshilltarin e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, që ka thënë se “ende nuk kanë marr raport zyrtar nga Ambasada e Kosovës në Maqedoni”.

Reagime deri më tani nuk ka pasur as nga krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës, por as prej liderëve të partive politike.

Një reagim ka ardhur nga deputeti i NISMA-s për Kosovës, Enver Hoti.

Ai ka thënë se në Shkup u dënua amaneti shekullor i popullit Shqiptarë.

“Shprehë indinjatën time të thellë morale dhe shpirtërore, ndaj dënimit të luftëtarëve të lirisë, të cilët kishin vetëm një MISION , e ai ishte dhe mbeti çlirimi i trojeve shqiptare nga pushtuesit sllav”, ka thënë Hoti.