Projektligji për mësimdhënësit e paraluftës do të rishqyrtohet

Aktuale November 02, 2017 - 14:47

Qeveria e Kosovës ka formuar një komision për të analizuar Projektligjin për statusin e  punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 e deri në vitin 1998/99.

Kjo është bërë e ditur në takimin e zhvilluar sot ndërmjet ministrit të arsimit Shyqiri Bytyqi si dhe përfaqësuesve të SBASHK-ut, raporton Zëri.info.  

“Ministri Bytyqi i ka deklaruar SBASHK-ut se është  formuar një komision  në MASHT për ta analizuar edhe një herë këtë projektligj dhe janë duke u bërë përpjekje maksimale që ai të shkoi në qeveri në pjesën e parë të dhjetorit  me qëllim që pastaj të procedohet në Parlament”, thuhet në njoftimin e Sindikatës, raporton Zëri.info.

Delegacioni i SBASHK-ut i ka prezantuar Ministrit Bytyqi  gjithë kërkesat  e punëtorëve të arsimit, që dalin nga Kontrata Kolektive  duke kërkuar angazhimin e tij që  qeveritë komunale të angazhohen seriozisht për realizimin e tyre

“Jemi shumë të përkushtuar në  MASHT që ta realizojmë obligimin tonë  ndaj  punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta dhe komisioni që kam ngritur po  bën  një punë shumë dinaike me qëllim që Projektligji të shkojë  në Qeveri në pjesën e parë të dhjetorit  e pastaj të procedohet me një herë në Parlament”, ka thënë delegacionit të SBASHK-ut, Ministri Bytyqi. /Zëri.info