Opozita largohet nga mbledhja e Komisionit për MSA-në

Aktuale November 02, 2017 - 11:47

Mbledhja e Komisionit për Stabilizim Asociim ka nisur qysh në fillim me përplasje mes pozitë dhe opozitës, me këtë rast opozita ka lëshuar mbledhjen thuasje menjëherë, raporton zeri.info.

Kjo meqë, opozita ka insistuar se kryetari i këtij komisioni, Xhavit Haliti është zgjedhur nga kryetari i kryesisë, Kadri Veseli, por jo me miratimin e anëtarëve.

LEXO EDHE: Përplasje mes pozitës dhe opozitës në komisionin për MSA-në

“Kryetari i kuvendit në mënyrë arbitrare e ka vendosur Xhavit Haliti kryetar të komisionit pa u konsultuar me kryesinë. PDK po mendon që është grupi më i madh parlamentar”, theksoi ajo pasi lëshoi mbledhjen.

Ndërkohë, opozita pati kritika edhe rreth vizitës që ky komision pritej ta bënte në Strasburg, meqë sipas tyre data përkon me fushatën e zgjedhjeve lokale./Zeri