Propagandë e mediave serbe: Së shpejti edhe një shtet tjetër do ta çnjoh Kosovën

Aktuale November 02, 2017 - 10:36

Diplomacia serbe ka një ndikim të madh kur vjen puna të vendet e Amerikës Jugore, një nga rezultatet është edhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Republika e Surinamit, shkruan ‘Blici’ serb.

Diplomacia serbe është duke punuar intensivisht që edhe ndonjë vend tjetër ta tërheq njohjen ndaj Kosovës.

LEXO EDHE: Pasojat e propagandës serbe me Surinamin

“Diplomacia serbe punoi intensivisht në vendet e Amerikës së Jugut e njëjta gjë do të ndodh edhe me vendet afrikane”, thotë një burim i gazetës, transmeton lajmi.net.

Gazeta thotë se tani për tani nuk ka informacion se një vend tjetër do të mund ta tërheq njohjen ndaj Kosovës por nuk do të ishte befasi nëse kjo do të ndodhte.

Ditë më parë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq deklaroi se Republika e Surinamit, ka vendosur ta tërheq njohjen ndaj Kosovës.

Në favor të Serbisë kishin punuar edhe vendet si Sao Tome dhe Principe të cilat pas ndryshimit të qeverisë kishin ndryshuar edhe vendimin për Kosovën.

Qeveria e Kosovës e ka mohuar se Surinami ka tërhequr njohjen duke shtuar se një gjë e tillë ndalohet edhe nga e drejta ndërkombëtare.

Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka deklaruar se qeveria është duke tentuar të kontaktojë me Surinamin për të marrë detaje më të hollësishme rreth kësaj çështje.