Gecaj ‘thumbon rëndë’ Vetëvendosjen

Aktuale November 02, 2017 - 10:00

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecja i cili njihet si kundërshtar i madhe i disa veprimeve të Vetëvendosjes, ka thënë se kjo parti ka agjencinë e saj të ngjashëm më SHIK-un.

Gecaj i cili Vetëvendosjes i drejtohet edhe si ‘Armata e Kuqe’, ka treguar se si një anëtare e saj i kishte kërkuar një takim, të cilit Gecaj thotë se nuk ka mund t’i përgjigjet në ditën e kërkuar.

Ai ka thënë se kohë më parë ajo e kishte ofenduar rëndë.

Postimi i plotë i Gecajt:

“AGJENTËT” E VETËVENDOSJES?!

Gjykoni vetë nëse ka apo jo edhe Vetëvendosja agjensinë (shik-un) dhe agjentët e sajë gjithashtu! Ja një ngjarje e imja, e cila më se paku mund të konsiderohet interesante. Zonja/zonjusha “LJ Nora LJ” (shih foton) më telefonoi para disa ditësh dhe më kërkoi të takohej me mua për gjysmë ore, për të më qarë një hall të saj dhe të nënës së sajë.

Pasi që nuk isha në Prishtinë, i thashë se këtë do të mund ta bënim ndonjëherë tjetër, edhe pse e paralajmërova se nuk isha i sigurt se si do të mund t’u ndihmoja.

Më vonë pashë faqen e saj të facebook-ut në të cilën ajo kohë më parë më kishte ofenduar mjaft ulët (shih foton), e që në fakt vë në dyshim qëllimin e vërtetë të atij takimi!

Zakonisht nuk kërkon kush ndihmë nga një individ të cilin e ofendon në atë mënyrë.

Kjo posaçërisht pasi që më vonë zonja/zonjusha në fjalë më kishte vënë bllok të plotë në faqen e saj.