‘Rusia shfrytëzon Serbinë për të krijuar kaos në Ballkan’

Aktuale November 01, 2017 - 23:09

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandar Aleksandroviq, deklaroi se Moska përdor Serbinë dhe faktorin serb për ta destabilizuar Ballkanin dhe për ta rrënuar Evropën.

Në një intervistë për BIRN, Aleksandroviq shtoi se “Rusia paguan mercenarët serbë për të luftuar kundër ukrainasve dhe se ka shfrytëzuar ekstremistët serbë për të kryer grusht shtet në Mal të Zi dhe frymëzon separatizmin serb në RS, duke destabilizuar BeH”.

LEXO EDHE: Mediat serbe: Tërheqja e njohjes së Kosovës nga ana e Surinamit erdhi nga Moska

Ambasadori ukrainas në Beograd, gjithashtu përmendi  që Rusia përpiqet ta destabilizojë edhe Maqedoninë e sidomos luan rol aktiv në nxitjen e elementit serb në Kosovë për t’iu kundëvën shqiptarëve të Kosovës, transmeton RTK.

Veç këtyre çështjeve, ambasadori ukrainas përmendi edhe furnizimin me armatim nga Rusia për t’iu kundërvënë Kroacisë.

“Prandaj, them se Rusia shfrytëzon Serbinë për të krijuar kaos dhe për të shkaktuar luftë të re në Ballkan”, shtoi ambasadori ukrainas në Beograd, Aleksandroviq.

Image