Kjo parti serbe ka një propozim të ‘çuditshëm’ për bisedimet Kosovë-Serbi

Aktuale November 01, 2017 - 16:48

Shteti i Spanjës duhet të jetë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Kështu thuhet në reagimin e Partisë së Pensionistëve të Bashkuar në Beograd.

Kjo parti e cila merr pjesë në koalicionin qeveritar të Serbisë, sugjeroi që të propozojë drejtuesit e shtetit të shtrijnë “të njëjtën ftesë diplomatike dhe miqësore” për anëtarët e tjerë të BE-së që nuk e njohin Kosovën si të pavarur.

Sipas tyre, përpos Spanjës, të përfshira duhet të jenë edhe Rumania, Qipro si dhe Greqisa, transmeton Indeksonline

“Serbia duhet të përdorë të gjitha rrethanat ndërkombëtare që aktualisht shkojnë në favor të saj dhe në veçanti qëndrimin e vendosura të BE-së për të mos njohur pavarësinë e Katalonjës sepse nuk është në përputhje me Kushtetutën e Mbretërisë së Spanjës”, thuhet në reagimin e PUPS-it.

Image