Qeveria flet për tërheqjen e njohjes se Kosovës nga Surinami

Aktuale November 01, 2017 - 15:08

Shefi i zyrës së informimit në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi thotë se nëse Surinami e ka tërhequr njiohjen e Republikës së Kosovës në këtë çështje duhet të përfshihen edhe ekspertët e së Drejtës Ndërkombëtare.

Matoshi sqaron se e Drejta Ndërkombëtare nuk e njeh konceptin e ç’njojhjes së një shteti qe e ka njoftë më përpara, por, në rast se ka ndodhur tërheqja e njohjes ai e konsideron si skandal ndërkombëtar.

Gjatë ditës së djeshme mediat serbe kanë prezantuar një dokument në të cilin shkruan se Surinami ka hequr dorë nga njohja e Republikës së Kosovës, por deri më tash Kosova zyrtarisht nuk ka pranuar asnjë dokument ku sqarohet pozicioni real i këtij shteti karshi Republikës.

“Nëse vëtet kjo shkresë asht origjinale, kjo paraqet skandal ndërkombëtar!

Sepse një shtet i cili me notë zyrtare e kanë njoftë shtetin Sovran “Republic of Kosovo’ tashti ia ‘ndërrojnë emnin’ në “Kosovo and Metohija” – simas versionit të Serbisë së kohës së fashizmit millosheviqian”, shkruan Matoshi në FB.

Ky është statusi i tij i plotë:

Surinami!?

Rreth nji letre ‘melodramatike’ qe po qarkullon ne mediat e Beogradit se Surinami e ka revoku njohjen për Republikën e Kosovës, e për çka ministria e jashtme dhe misioni diplomatik kosovar në Neë York City nuk kanë marrë asnji shkresë zyrtare nga Qeveria e këtij shteti

1. E Drejta Ndërkombëtare nuk e njeh konceptin e ç’njojhjes së nji shteti qe e ka njoftë ma përpara, por njeh ngrimje ose revokimin të marrdhanieve diplomatike, porse Kosova dhe Surinami nuk kishin vendosur ende mardhanie diplomatike ndërmjet veti, qe të ndodhte shkëputja e ktyne mardhanievet;

2. Nuk ekziston shteti i quajtur "Kosovo and Metohija" qe figuron ne notën kinse të Surinamit për Serbinë - e të cilen e prezantoi Ivica Daçiq - ngase në mardhaniet ndërkombëtare njihet nominalisht shteti sovran dhe i pavarun "Republic of Kosovo" - për ato shtete që e kanë njoftë tashma dhe Kosovo* (sipas denominimit - me fusnota e famshme - për shtetet që nuk e kanë njoftë);

Nëse vëtet kjo shkresë asht origjinale, kjo paraqet skandal ndërkombëtar!

Sepse një shtet i cili me notë zyrtare e kanë njoftë shtetin Sovran “Republic of Kosovo’ tashti ia ‘ndërrojnë emnin’ në “Kosovo and Metohija” – simas versionit të Serbisë së kohës së fashizmit millosheviqian;

3. Konsideroj që revokimin e njohjes, si diskrecion i shtetit dhe/ose ngrimjes së mardhanieve diplomatike ndërmjet dy shteteve nuk mundet me e shpall nji ‘Mision’ i shtetit ne OKB, porse me notë verbale këtë duhej ta bënte Qeveria e ligjshme e nji shteti dhe me vendimin ta njoftonte ‘Misionin’ respektabil;

P.S.

Ftoj ekspertat e te Drejtës Ndërkombtare me u përfshi në debat...

Image