Mysafirët e veçantë që pati sot Kadri Veseli

Aktuale November 01, 2017 - 14:04

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka pasur sot në mëngjes mysafirë të veçantë.

Në zyrën e tij ai ka pritur disa nxënës, me të cilët duket se ka pasur muhabet tejet të këndshëm. Kjo të paktën shihet nga fotografitë që ai ka postuar.

“Ku ka kënaqësi më të madhe sesa ta nisësh ditën me mysafirë të veçantë e të këndshëm, siç ishin sot këta nxënës të mrekullueshëm nga Projekti Demos-ti. U ndjeva mirë nga kërshëria e tyre për punën e Kuvendit të Kosovës dhe nga komentet simpatike që bënë. Fëmijët kanë një të ardhme të sigurt në shtetin e Kosovës, për të cilin të gjithë kemi përgjegjësi që të punojmë”, ka shkruar ai në Facebook.

Image
Image