Rasti i ministrit Nenad Rikallo, ja çfarë thotë Prokuroria

Aktuale November 01, 2017 - 09:35

Ne një njoftim për media Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur që pas një hetimi të kryer nga policia nuk kanë gjetur prova në lidhje me rastin e Nenad Rokallos.

Ky i fundit ishte akuzuar nga disa qytetarë të lagjes “Dardania në Prishtinë, për rrahje dhe keqtrajtim.

Më poshtë mund të shihni njoftimin e Prokurorisë Speciale:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se në bazë të raportimeve të mediave lidhur me pohimin e disa
qytetarëve nga lagja “Dardania” në Prishtinë, për keqtrajtimet nga ministri i bujqësisë, Nenad Rikalo gjatë luftës në Kosovë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave të nevojshme.

Në bazë të rezultatit të hetimit preliminar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për ekzistimin e veprës penale për krime lufte. Në rast paraqitjes eventuale të provave të reja prokuroria mund të hapë një hetim të ri.