Qe tre javë askush nuk i largon këto mbeturina në qendër të Prishtinës
Që nga 10 tetori i këtij viti këto mbeturina nuk janë larguar nga askush në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Një lexues i “Zeri.info”, e ka dërguar këtë fotografi në adresë të redaksisë sonë.
Ai thotë se dikush e ka rinovuar banesën dhe më pas gjërat e vjetra i ka hedhur aty dhe askush nuk i ka larguar.
“Qe tri javë kurrkush nuk i ka larguar këto mbeturina në lagjen tonë. Kurrkush nuk është interesu që t’i largoj bile. Kjo është mosedukatë e vetë banorëve, por besoj që në raste të tilla edhe Komuna do të duhej t’i vë dënim qytetarëve në mënyrë që të vetëdijesohen”, ka thënë i revoltuar ky lexues.
Siç shihet edhe në fotografi kompania “Pastrimi”, ka pastruar kontejnerët mirëpo, këto mbeturinat e tjera nuk janë larguar nga askush, raporton “Zeri.info”.