AKK nis procedurat hetimore pas shkrimit të gazetës ‘Zëri’

Aktuale October 30, 2017 - 11:19

Pas raportimit të gazetës “Zëri”, se Ministria e Shëndetësisë i paguan 300 % më shtrenjtë barnat kundër kancerit, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka vendosur që të procedoj hetim paraprak për këtë çështje.

LEXO EDHE: MSH-ja i paguan 300% më shtrenjtë barnat kundër kancerit (DOKUMENT)

Sipas njoftimit, kjo është vendosur në mbledhjen e Komisionit të AKK-së, pas shkrimit që ka bërë gazeta “Zëri” dhe pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë që ky tender të anulohet.

LEXO EDHE: Ministri Ismaili nuk e nënshkruan kontratën për barnat e shtrenjta kundër kancerit
 

Njoftimi i plotë i AKK-së:

Pas marrjes së informacione nga Gazeta Zeri, dhe thirrjen e Ministrit të Shëndetësisë z. Uran Ismajli rreth një tenderi për furnizim me tableta “Imatinib”, që përdoren për trajtimin e leukemisë, me çmim prej 300 % më të shtrenjtë se çmimi me pakicë në tregun farmaceutik.

Sot në mbledhjen e Komisionit te AKK-se u vendos për të procedurar me hetim paraprak të çështjes.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës mbetet i përkushtuar t’i parandaloj të gjitha sjelljet antikonkurruese të ndërmarrjeve që operojnë ne tregun e RKS.