Ja kush është fituesi dhe humbësi më i madh i zgjedhjeve në Maqedoni

Aktuale October 29, 2017 - 23:13

BDI duket të jetë fituesja më e madhe e zgjedhjeve lokale në zonat shqiptare në Maqedoni pas raundit të dytë.

Ndërkohë që ka përfunduar numërimi në të gjitha komunatdhe po bëhet certifikimi i rezultatit, BDI rezulton fituese në Tetovë, Çair, Strugë, Dibër, Likovë, Saraj, Tearcë, Pllasnicë dhe Dollnën, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, BDI kishte fituar që në raund të parë komunën e Kërçovës.

LEXO EDHE: BDI-ja dhe LSDM-ja shpallin fitoren

Ndërkohë, ASH-ja duket të ketë fituar në Gostivar me Arben Taravarin, Vrapçisht dhe Bogovinë.

Humbësja e madhe e këtyre zgjedhjeve duket të jetë BESA, e cila ka deklaruar fitoren vetëm në komunën e Zhelinës, rezultat i cili nuk është ende i qartë.