BDI: Zgjedhjet ishin të lira dhe demokratike

Aktuale October 29, 2017 - 19:37

Vlerësimi I BDI-së për procesin e sotëm zgjedhor është se zgjedhjet u zhvillua në mënyrë demokratike.

Qytetarët lirshëm shprehen vullnetin e tyre.

“Qeveria e Maqedonisë, demonstroi kapacitete demokratike për organizimin e zgjedhjeve demokratike. Votimet janë mbyllur tashmë dhe ka filluar procesi I numërimit të votave. Në momentin që të kemi rezultatet e para, ne do ti ndajmë me ju”, deklaroi Arbër Ademi, zëdhënës i shtabit zgjedhor të BDI-së.