Pacolli: Dyert e Kosovës të hapura për investimet turke

Aktuale October 27, 2017 - 11:17

Në Turqi po zhvillohet Forumi i Biznesit Turqi-Kosovë. Në ketë forum po marrin pjesë biznese nga Kosova dhe Turqia me qëllim bashkëpunimin e ndërmjet dy palëve, po ashtu po marrin pjese edhe Ministri i Zhvillimit ekonomik të Turqisë dhe zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i punëve të jashtme te Kosovës Behgjet Pacolli, raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast Pacolli tha se Kosova i ka dyert e hapura për investimet turke.

" Jam i nderuar sot që gjendem këtu para jush si njeri që vjen nga fusha e juaj. Jam i kualifikuar të bisedoj me ju. Erdha këtu që ti jap kuptim bashkëpunimit. Ne jemi të vetëdijshëm që kemi një të përbashkët historike dhe një mentalitet që njihet mes vete. Desha që kjo vizitë të mos jetë vetëm një takim por të fillojnë negociatat dhe deri tek marrëveshjet mes kolegëve kosovarë dhe juve këtu në Turqi për një avancim të mëtutjeshëm", tha Pacolli.

Ai ka falënderuar Turqinë për përkrahjen ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

"Vlerësoj kujdesin e institucioneve të Turqisë që nga dita e parë ishin aty për Kosovën. Po ashtu me shpalljen e pavarësisë Turqia ishte shteti i parë që tha po dhe fillojë ta mbështesë ne të gjitha fushat", ka thënë ai.

"Kosova ka hapur dyert për të bashkëpunuar me Turqinë dhe nuk them se Turqia ka shfrytëzuar te gjitha dyert pasi ka hapësire akoma për bashkëpunim e zhvillim", ka thënë Pacolli./ZERI.

 

Image