Veseli merr pjesë në Konferencën e kryeparlamentarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor

Aktuale October 26, 2017 - 17:01

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hungari, ku të premten do të merr pjesë në Konferencën e tetë të kryetarëve të Parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor e cila do të mbahet në Budapest.

Gjatë kësaj Konference, kreu i Kuvendit të Kosovës do të flas për integrimet evropiane dhe sigurinë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Budapest, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të pritet në takim bilateral edhe nga kryetari i Parlamentit të Hungarisë, Làszló Kövér.

Në Konferencën e tetë të kryeparlamentarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë krerët e Kuvendeve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnia, Serbia, ndërsa nikoqir i kësaj konference është kreu i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë.