Miratohet raporti vjetor i auditimit

Aktuale October 26, 2017 - 13:33

Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin vjetor të auditimit të Zyrës Kombëtare të Zuditimit për vitin 2016, me 72 vota “pro”, asnjë kundër dhe tri vota abstenim, raporton zeri.info.

Shqyrtimi i raportit vjetor ishte pika e fundit e rendit të ditës të seancës së nisur gjatë ditës së djeshme.

Gjatë seancës së sotme u votua edhe për rishikimin e parë të buxhetit të vitit 2017. /Zeri