‘Përplasje’ mes Glauk Konjfcës e Arben Gashit

Aktuale October 26, 2017 - 12:41

Sikurse në seancën e djeshme e cila u ndërpre në orët e vona, edhe në vazhdimin e saj, akuzat e përplasjet po vazhdojnë të jenë të pranishme.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka qenë ai i cili ka reaguar pas fjalimit të deputetit të LVV-së, Glauk Konjufca, i cili tha se komunat e veriut të Kosovës kanë një problem të madh, meqë nuk i japin asnjë cent shtetit të Kosovës, raporton "Zeri.info".

Gashi me këtë rast, e kritikoi Konjufcën për përdorimin e shprehjes “veri i Kosovës”, me ç’rast tha se ky term është politik dhe nuk duhet të përdoret fare.

LEXO EDHE: Konjufca: Komunat e veriut e kanë një problem të madh

I menjëhershëm ishte reagimi i Konjufcës, i cili tha se një gjë e tillë nuk qëndron fare.

Përkundrazi, nëse ka diçka politike, sipas tij, atëherë është Asociacioni i Komunave Serbe, që siç u shpreh deputeti i LVV-së, e ka nëshkruar lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

“Kurrë nuk e përdori termin ‘Kosova Veriore’, ky do të ishte term i rrezikshëm politik. Por unë thash ‘veriu i Kosovës’, nuk ka kurrfarë konotacioni politik. Por nëse doni ta bëni politike, politike është Zajednica, por aty e ka nënshkrimin Isa Mustafa”, theksoi Konjufca./Zeri