Konjufca: Komunat e veriut e kanë një problem të madh

Aktuale October 26, 2017 - 12:26

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Klonjufca, duke folur rreth raportit të auditorit në seancën e sotme, ka konsideruar se komunat e veriut të Kosovës nuk ia sjellin asnjë cent Republikës së Kosovës, raporton “Zeri.info”.

“Komunat e veriut e kanë një problem të madh, ato nuk ia sjellin buxhetit asnjë cent”, deklaroi ai.

Konjufca më tej, tha se komunat e veriut, Leposaviqi, Zubinpotoku, Zveçani e komunat e tjera, marrin mijëra euro nga shteti, por nuk i japin shtetit të Kosovës.

Por megjithëkëtë, ai tha se Serbia është ajo që përfiton nga këto komuna, raporton “Zëri”.

“Ekzistojnë zyrat e Serbisë për tatim në pronë, kaq sa i përket shuarjes së strukturave paralele. Kjo i bie që edhe Serbia mbledh para nga komunat e Kosovës. Auditori ka gjetur në këtë komunë që pa kurrfarë llogarie një organizate i janë dhënë 300 mijë euro dhe nuk tregohet as tek, as qysh”, ka theksuar Konjufca./ZËRI/