Zeka ‘godet’ ish-presidenten Jahjaga

Aktuale October 26, 2017 - 12:10

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, gjatë seancës së sotme (ku po diskutohet për raportin vjetor të auditimit të zyrës kombëtare të auditimit për vitin 2016), ka thënë se keqpërdorimi i parasë publike bazën e ka në kuvendin e Kosovës, raporton zeri.info.

Zeka me këtë rast, ka përmendur edhe ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, për të cilën tha pati formuar një Task Forcë, e cila sipas tij, ka shërbyer vetëm për keqpërdorim të parasë publike.

“Ky krim i parasë publike bazën e vet, strehën e vet e ka brenda parlamentit”, ka deklaruar ai, duke shtuar se deputetët nuk kanë dashur që të çojnë nëpër borde anëtarë që hetojnë keqpërdorimet e hajnive, por që bëjnë keqpërdorime.

LEXO EDHE: Ky është vendimi më i ri i Gjykatës së Apelit për Milaim Zekën

Ndërsa, duke folur për Jahjagën, Zeka ka thënë se krijimi i Task Forcës së saj nuk ka sjellë kurrfarë rezultati.

“Kjo është përgjegjësia kryesore sepse ish-presidentja në vend se ta mbështesë auditorin e vendit shkon dhe e formon një Task Force për luftimin e korrupsionit. Lind pyetja: cili ka qenë rezultati i kësaj Task Force? Kurgja, vetëm kanë bërë keqpërdorimin e parasë publike”, ka theksuar ai, raporton "Zeri.info".

E një përgjegjësi e tillë sipas tij, bie kryekëput mbi deputetët e Kosovës./Zeri