Hamza Abdixhikut: Ti ëndërron të jesh si unë

Aktuale October 25, 2017 - 17:15

Po zhvillohet debat i ashpër në seancën plenare për rishikimin e Kuvendit mes Lumir Abdixhikut të LDK-së dhe ministrit të Financave, Bedri Hamza, për pagat e veteranëve, për të cilat deputeti i LDK-së vazhdon të thotë se janë të manipuluara.

Bedri Hamza iu drejtua Abdixhikut. që me profesion është ekonomist, se ai ëndërron të jetë në vend të tij, që drejton Ministrinë e Financave dhe që deri tani ka qenë Guvernator i Bankës Qendrore. 

LEXO EDHE: Abdixhiku Veselit: Ti je SHIK-u, ti i ke fryrë listat e veteranëve

Kjo ishte vetëm replika e fundit, sepse për rishikimin e buxhetit, e vecanarishti për pagat e veteranëve, Abdixhiku dhe Hamza debatuan gjatë.

Kjo filloi kur Abdixhiku shprehu shqetësimin e tij, edhe në Kuvend, se po merren paratë e fondeve të sigurimeve shëndetësore për t’i paguar pagat e veteranëve që, sipas deputetit të LDK-së, shumica e tyre janë të rrejshëm.

Abdixhiku në fillimin e replikave i tha ministrit Hamza se nuk e akuzon atë për listat e fryra të veteranëve, pasi e di se për këtë nuk ka vendosur ai, por shefat e tij.

E kur kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, i tha deputetit të LDK-së të flas me emra se kush i ka fryrë listat e veteranëve, Abdixhiku iu drejtua tij, duke i thënë se Veseli është SHIK’u dhe vetë ai dhe komandantë të tjerë kanë manipuluar me lista të veteranëve.