Haradinaj tregon se çka biseduan me Brian Yee

Aktuale October 25, 2017 - 16:05

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për çështje evropiane dhe Euroazi, Hoyt Brian Yee ka qëndruar në Kosovë.

Ai është pritur nga liderët politikë kosovarë, ndër ta edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se me Yee ka folur për të ardhmen euro-antlantike të Kosovës, domosdoshmërinë e fuqizimit të sundimit të ligjit, si dhe planeve konkrete të Qeverisë për realizimin e objektivave të saj.

LEXO EDHE: Isufi: Jemi shumë vonë me rishikimin e buxhetit

“Republika e Kosovës është shumë e bekuar që është aleat tradicional dhe i përjetshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është shumë mirënjohëse për vëmendjen dhe kontributin e saj të çmuar në vazhdimësi për zhvillimin politik, ekonomik dhe shoqëror të vendit tonë”, ka shkruar Haradinaj në facebook.