Basha për Ramën: Ka humbur ekulibrin psiqik

Aktuale October 25, 2017 - 15:42

Lideri demokrat i Shqipërisë, Lulzim Basha ka mbështetur gazetarët të cilët u fyen sot nga kryeministri Edi Rama teksa ishin në krye të detyrës.

Përmes një statusi në Facebook, Basha thotë se Rama ka humbur ekuilibrin psiqik pasi sipas tij, ai nuk po arrin të fshehë të vertetën.

“Bashkë, nuk ka bandit as lolo banditësh si Edi Rama që mund të na trembë apo nënshtrojë”, shprehet ai, shkruan Opinion.al.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës në Facebook:

Sulmi agresiv, banaliteti rrugaceror dhe kërcënimet kundër gazetareve faktojnë çekuilibrimin psiqik që ka Edi Rama kur nuk arrin ta fshehë të vërtetën tronditëse as nga vetja e tij.

I marre peng nga Saimir Tahiri dhe i kthyer ne nje lolo nga kriminelët që i diktojnë vendim-marrjen politike, Edi Rama sot ka humbur çdo lloj ekulibri psiqik dhe njerëzor ndaj po ushtron dhunë verbale ndaj çdokujt që i duket se sfidon pushtetin e tij.

Sulmi ndaj gazetarëve është dhunë jo vetëm ndaj tyre, por dhunë ndaj gjithë shoqërisë e cila pa gazetarinë dhe pa fjalën e lirë përfundon në errësirë dhe skllavëri.

Përgjigjia më e mirë ndaj kësaj dhune, është kurajo për të zbuluar dhe thënë të vërtetën.

Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për të vërtetën dhe për kurajo përballë të keqes. Në betejën për liri, të drejta dhe dinjitet ne jemi të gjithë bashkë, unë dhe opozita jemi në krah të cdo gazetari kurajoz si ata që nuk e gëlltitën me turp rrugacërinë e Ramës sot.

Bashkë, nuk ka bandit as lolo banditësh si Edi Rama që mund të na trembë apo nënshtrojë.