Haki Abazi tregon se çka ndikoi në rënien, ngritjen e subjekteve politike

Aktuale October 23, 2017 - 14:40

Rezultatet e deri tanishme të zgjedhjeve lokale nuk janë aspak të papritura, përveç komunës së Prizrenit.

Kështu ka theksuar analisti politik Haki Abazi për Gazeta Blic.

Ai tha se zgjedhjet lokale në Kosovë duhet analizuar në disa dimensione.

“Janë disa dimensione nga të cilat besoj duhet analizuar zgjedhjet lokal. E para është dalja e ulet kemi një mungese të mbi 60% to trupit elektoral që po refuzon të dalë në zgjedhje. Kjo është për analize dhe për shqyrtim serioz. sepse është konstante në të gjitha zgjedhjet. Do të thotë  është bëre një tradite e refuzimit të ofertave që janë në treg dhe kjo tregon për një militantizëm politik dhe jo një përcaktim të vijës demokratike dhe angazhimit qytetar. Në anën tjetër asgjë për tu befasuar nuk ka ndodhur përveç Prizrenit. Të gjitha tjerat janë të pritura dhe të parashikueshme, në momentin kur ka rëne mjegulla dhe pluhuri i fushatës elektorale dhe galmurit e bartjes me autobusë të simpatizantëve për të krijuar përshtypjen e rritjes është pare që në fakt përcaktimi i atyre që dalin në votime është mirë i përcaktuar dhe shume pak bën përshtypje fushata përveç së është një faze shurdhueseje dhe është bëre “mode””, është shprehur Abazi.

Analisti vlerësoi se vetëm kandidati i pavarur Refki Suma ka është shembull i një demokracie.

“Sinqerisht modeli demokracisë është Refki Sumaj, ai ka përcaktuar një standard tjetër gjatë gjithë kohës së qeverisjes. Pa premtime e pa shpenzime për prezantime vizuale , pa kopjimi të ideve të huaja ka arritur që të fitoj besimin dhe përkrahjen e qytetarëve. Kjo është gjë e madhe shume e madhe”, ka deklaruar Abazi.

Abazi foli edhe për rezultatet në qytetin e Prizrenit.

“Prizreni ka befasuar për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme të Ramadan Mujës dhe keq menaxhimit por si duket konsistenca dhe një sinqeritet i kandidatit të PDK në Prizren e ka kapërcyer fenomenin Muja. Gjithashtu përcaktimi i VV apo flirtimi i saj me aspektin religjioz sikur e ka përjashtuar nga kombinimi jo vetëm në Prizren. VV gjithashtu përgjithësisht siç edhe e kam thënë nuk ka arritur të bëhet forca e vërtet e ndryshimit në terren sepse strukturat nëpër komuna të VV janë të brishta dhe në shume raste të tradhtuara nga qendra duke ju vendosur dhe imponuar lidershipin në nivel komune. Ekzaltimi i krijuar nga zgjedhjet nacionale si duket ja ka humbur përqendrimin VV dhe niveli i jo sinqeritetit të treguar duke marrë modelin e PDK-së që njerëzit e suksesshëm thënë  kushtimisht t’i dërgoj në nivel nuk është shpaguar njësoj sikur PDK kishte dërguar Kuçin e Hoxhajn për kandidatët por ata pësuan debakël në garën komunale”, ka potencuar ai.

Ndërsa për balotazhin në Prishtinë Abazi tha së kjo gjë dëshmon se sa artificiale janë pritjet.

“Pritjet që Prishtina do të shkoj pa balotazh kanë treguar se sa artificiale janë pritjet dhe sa e pa sinqertë është analiza për përmbushjen e premtimeve dhe kryerjen e detyrave në ofrimin e shërbimeve dhe vizionit për kryeqytetin”, ka thënë Abazi.

Abazi tha se për AAK-në dhe Nismën ka qenë e ditur se do të ketë rritje, ndërsa tha se PDK do të ketë edhe më shumë rënie, dhe LDK do ta ruaj këtë elektorat që e ka.

“Është ditur që AAK dhe NISMA do të kenë një rritje, PDK është në shpartallim e sipër sepse është parti në rënie të lire me peshë të rënie historike si barre. LDK është partia që e ka ruajtur në mënyre konstante një baraspeshe me një pjese te elektoratit të vet dhe kjo u pa edhe në këto zgjedhje se megjithatë qytetarët kane një siguri tek ky subjekt politik. Sigurisht që p.sh në rastin e Ferizajt kjo ka ndryshuar dhe mobilizimi qytetar nuk ka ndodhur pikërisht për shak të pakënaqësisë që qeverisja në Ferizaj ka shkaktuar duke balancuar me një grup kriminal të ndërtimit që është përbrenda LDK atje. Mos ballafaqimi direkt me pasojat e këtij grupi kriminal e ka zvogëluar numrin e votuesve”, sqaroi Abazi.

Ndërkaq ritheksoi se tash është një fazë interesante, dhe mund të ndodhin marrëveshje të reja.

“Tani është faze interesante por dua të them që e gjithë situata është shumë e qartë dhe nuk ka sekrete edhe atëherë kur partitë dhe lidershipi i tyre mendon që po bëjme marrëveshje të fshehura. Duhet mësuar që këto marrëveshje të jenë ose transparente ose të mos bëhen fare”, tha ai.

Abazi fare në fund përcjelli një mesazh për të gjithë.

“Nuk duhet manipuluar me ndjenjat dhe nuk duhet përfshirë aspekti i religjionit në politike, nuk duhet të përdoret hipokrizia sepse njerëzit në këtë kohe moderne e kanë nuhatje në dhe mundësinë e informimit në shume mënyra. Ikja nga debati dhe heshtja përballe kritikave konstruktive dhe ndërhyrja e simpatizuesve për të përdorur gjuhë arrogante ka qenë metode e PDK dhe tani kjo po transferohet në partitë tjera sidomos në VV dhe kjo nuk i bën as nder e as respekt debatit për zhvillimet politike dhe kjo vjen si pasojë e një kontrolli të ashpër për brenda taborit politik që për pasoje ka gjuhën arrogante politike dhe një personalizuar të politikës deri në agresivitet”, ka përfunduar ai. /GAZETABLIC./