Vuçiq sërish komenton rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë!

Aktuale October 23, 2017 - 14:38

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se serbët me votimin  në zgjedhjet lokale në Kosovë të dielën treguan se ishin në gjendje të njohin punën dhe që u kujdesën për mbrojtjen e interesave të tyre, por gjithashtu të dinë se ata e njohin rëndësinë e momentit dhe të vendimeve që bëjnë.

Vuçiq tha se pakkush e ka vërejtur se Lista Serbe fitoi në raundin e parë në nëntë nga 10 komunat ku serbët janë shumica dhe se vetëm njëra shkon në raundin e dytë, ndërsa në shumicën e komunave shqiptare vetëm tre kryetarë të komunës do të zgjidhen në raundin e parë, transmeton Klan Kosova.