Kështu nuk e keni parë asnjëherë Isa Mustafën e Vjosa Osmanin

Aktuale October 23, 2017 - 13:17

Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë në Sheshin “Ibrahim Rugova”, filloi festën e saj për fitore në Prishtinë, raporton “Zeri.info”.

Mirëpo, gjatë kësaj feste të LDK-së ajo çfarë bie në sy është afërsia e kreut të këtij subjekti politik, Isa Mustafa dhe deputetes Vjosa Osmani.

Më parë është përfolur se Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani kishin “acaruar” marrëdhëniet për shkak të kundërshtimeve që Osmani i bënte Mustafës gjatë kohës së qeverisjes, e sidomos për shkak të kundërshtimit të saj me koalicionin me PDK-në, votimin e presidentit Hashim Thaçi, Demarkacionin e shumë çështje të tjera, raporton “Zeri.info”.

Por, si duket kjo “armiqësi” mes tyre ka përfunduar mbrëmë pas rezultateve preliminare për Prishtinën.

Për më shumë, shikoni fotografitë se sa të gëzuar dhe të afërt shihen Isa Mustafa e Vjosa Osmani.

Image

Image

Image