Prinë LDK-ja

Aktuale October 23, 2017 - 12:52

Tashmë kanë dalë edhe rezultatet për asamblet komunale. Lidhja Demokratike e Kosovës del partia e parë nga votat e zgjedhjeve të djeshme, por jo me diferencë të lartë nga e dyta, që është Partia Demokratike e Kosovës.

Ajo tani është vetëm rreth 10 mijë vota është para Partisë Demokratike të Kosovës.

Nga 677496 vota të numëruara, LDK ka gjithsej 161 740 vota, PDK ka 152 144, kurse Lëvizja Vetëvendosje 108 865.

Pas këtyre radhitet AAK-ja me 88 760, NISMA më 36 848 vota, Lista Serbe me 28 891, AKR-ja me 28 336 vota, ALTERNATIVA me 9 324 vota, KDTP me 6 497 vota, LB me 5 250 vota, VAKAT me 4907 vota, PD me 4 242 vota, etj.

Shprehur në përqindje, LDK ka fituar gjithsej 23.9%, PDK ka fituar gjithsej 22.5%, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka rënie rreth 100 mijë vota, ka fituar gjithsej 16.1% , AAK-ja 13.1%, 5.4% NISMA dhe 4.2% AKR./GazetaMetro