KQZ do të vendosë për kohëzgjatjen e fushatës në balotazh

Aktuale October 23, 2017 - 12:18

Në tërë territorin e Kosovës të dielën u mbajtën zgjedhjet e rregullta lokale në 38 komuna.

Nga këto komuna sipas rezultateve preliminare 19 nga do të shkojnë në balotazh, ku raundi i dytë i zgjedhje do të mbahet më 19 nëntor.

E për kandidatët të cilët do të garojnë për të dytën herë në këto komuna, ende nuk dihet se sa do të zgjasë fushata.

Valmir Elezi në një prononcim për Telegrafin tha se lidhur me këtë çështje do të vendos Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me anë të një vendimi.

“Kohëzgjatja e fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave përcaktohet me vendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, tha Elezi.