Vuçiq uron Listën Serbe

Aktuale October 22, 2017 - 22:41

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar Listën Serbe për fitoren e  zgjedhjeve lokale në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

“Dua t’ju përshëndes të gjithëve, t’ju përgëzoj për suksesin e jashtëzakonshëm, të them se njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi kanë treguar edhe një herë se mund të luftojnë për mbijetesën e tyre, por edhe për Serbinë e tyre, të jenë në gjendje të luftojnë kur është më e vështirë, kur është e shtypur si nga jashtë ashtu dhe në të gjitha mënyrat e tjera të mundshme “, tha ai, transmeton Klan Kosova