Presidenti Thaçi komenton zgjedhjet lokale

Aktuale October 22, 2017 - 21:51

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka komentuar procesin zgjedhor të sotëm për të cilin ka thënë se përmbush standardet evropiane.

 

”Mbarëvajtja e zgjedhjeve të sotme ishte një sukses i radhës në forcimin e demokracisë dhe shtetit tonë. Përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës që treguan kulturë të lartë demokratike, organizatorët, partitë politike, monitoruesit dhe mediet që ishin të palodhshëm për të siguruar një proces zgjedhor që përmbush të gjitha standardet evropiane”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.