Flet Veseli – Ja çfarë thotë

Aktuale October 22, 2017 - 20:42

Kreu u Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë me një deklaratë pas mbylljes së të gjitha qendrave të votimit dhe pas publikimit të Exit-poll-it nga Klan Kosova, raporton “Zeri.info”.

Veseli, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se qytetarët edhe një herë dëshmuan se PDK-ja është forca e ndryshimit, shkruan “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Veselit:

Qytetarët treguan, edhe një herë, besimin e palëkundur që kanë për Partinë Demokratike të Kosovës.

Ju falënderoj nga zemra të gjithëve për votëbesimin tuaj.

Bashkë, si gjithmonë, jemi forcë e ndryshimit.