Policia e Kosovës deklarohet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, tregon disa raste

Aktuale October 22, 2017 - 20:29

Policia e Kosovës, ka treguar përmes një komunikate se ka realizuar me sukses planin operativ për mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale, që kishte për qëllim ofrimin e sigurisë si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Pjesë e planit policor ka qenë edhe inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, që sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike

Vlen të theksohet se vleresuar në aspektin e sigurise në përgjithësi procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente madhore, të cilat në një menyrë apo tjeter nuk kanë ndikuar në mbarvajtjen e procesit zgjedhor.

Referuar informacioneve zyrtare janë evidentuar disa raste të ndryshme, por që me veprimet profesionale dhe të menjehershme jane menaxhuar me sukses nga autoritetet kompetente, Policia e Kosoves dhe Prokuroia e Shtetit.

Image