DnV: Ka mospërputhje të numrit të fletvotimeve për kryetar me ato për asambleistë

Aktuale October 22, 2017 - 18:25

Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim" në konferencën e tretë për media të mbajtur sot kur po zhvillohen zgjedhjet lokale në Kosovë ka raportuar se  deri në ora 16:00 kanë votuar 30.68% e votuesve, saktësisht 618.000 qytetarë me të drejtë vote në tërë Kosovën, shkruan zëri.info.

Mjellma Hapçiu nga DnV ka thënë se parrgullësitë që po raportohen vazhdojnë të  jënë tentimet për votim të shumfisht apo fotografimi i votës por edhe mospërputhja  mes numrit të fletvotimeve për kryetar komune dhe atyre për asamble komunale.

Me rastet për fotografim vote prin Peja pastaj Lipjani e Prizreni.

Kurse sa i përket votimit familjar DvN ka raport për 3069 raste, ku priijnë Gjakova, Lipjani e Peja.

"Në Skenderaj banorët e Shtëpisë së Pleqëve p janë asituar nga i njëjti person dhe kjo është shkelje", tha Hapçiu.

Shqetëuse për DnV është edhe diskrenaca e raportuar mes numrit të fletvotimeve për kryetar komune dhe atyre për asamble duke pas parasysh se secilit votues i jepen dy fletvotime.

Albert Krasniqi tha se kjo është një parregullësi e re që po i karakterizon këto zgjedhje.

"Kemi nisur mëngjesin me mungesë të vulave, ka pas përleshje dhe votim me asistim ndërsa në mbramje kemi mos përputhje të nr të fletvotimeve për kryetar me ata për asamble. Ju bëjmë thirrje organeve kompetente të marren me këto raste", tha Krasniqi duke u bërë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë dhe partive t'i shmangin festimet e parakohëshme deri në shpalljen e rezultateve.

Demokracia në Veprim po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me praninë e vëzhguesve të saj në të gjitha 2505 vendvotimet në territorin e Kosovës.

Në zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diele në Kosovë të drejt vote kanë 1 milion e 782 mijë e 454 qytetarë të Kosovës, të shpërndarë në 38 komuna. /Zëri