Ja sa persona janë kapur duke fotografuar votën

Aktuale October 22, 2017 - 16:28

Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim" ka raportuar se deri në ora 14:00 janë identifikuar gjithsej 138 raste të fotografimit të votës, shkruan zëri.info.

Këtu përfshihen 80 vendvotime në nivel vendi, shprehur në përqindje, në 3.2% të të gjitha vendvotimeve. Deçani prin me 25 raste, pasuar nga Peja 22 dhe Prishtina me 19 raste. Zëri