Ja sa persona tentuan të votojnë dy herë

Aktuale October 22, 2017 - 16:26

 Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim" ka raportuar se deri në ora 14:00 janë identifikuar gjithsej 26 raste, në 9 vendvotime të personave që kanë tentuar të zotojnë dy herë, shkruan zëri.info.

Në këto statistika prijnë komunat: Ferizaj (13 raste), Mitrovica (8 raste), Prizreni (2 raste).

Në zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të diele në Kosovë të drejt vote kanë 1 milion e 782 mijë e 454 qytetarë të Kosovës, të shpërndarë në 38 komuna. /Zëri