Reagon Vetëvendosje, ka një kundërpërgjigje për akuzat e PDK-së

Aktuale October 22, 2017 - 14:52

Akuzave të PDK-së se Vetëvendosje qëndron prapa shpërndarjes së fletushkave në Kryeqytet, ku bëhet thirrje që të votohet VV,  i ka mohuar Ylli Hoxha shef i shtabit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje.

Hoxha ka mohuar faktin se kjo Lëvizje qëndron prapa saj, duke shtuar se tashmë këto janë denoncuar në polici dhe prokurori.

“Jam në dijeni për këto fletushka por nuk qëndron Lëvizja Vetëvendosje prapa saj. Ne tashmë i kemi denoncuar në polici dhe prokurori këto dhe shpresojmë se do të kryhet kjo çështje. Unë mendoj se këto gjëra janë bërë pasi që klani pronto e ka nuhatur humbjen në Prishtinë”, ka thënë Hoxha për Gazeta Blic.

Ndryshe, Bujar Cakolli  i PDK-së, ka paraqitur shqetësimin e tij se në Prishtinë Lëvizja Vetëvendosje, ka shpërndarë fletushka nëpër automjetet e që sipas tij për këto shkelje do të deponojnë gjatë ditës ankesë në Panelin Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa (PZAP)./ Gazeta Blic