Thaçi i jep mbështetje auditorit të përgjithshëm, Besnik Osmani

Aktuale October 20, 2017 - 18:25

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani, të cilit i ka dhënë mbështetje për punën dhe aktivitetet e auditorit të përgjithshëm.

Thaçi ka thënë se auditori i përgjithshëm me punën e tij është duke forcuar llogaridhënien duke rritur besimin në institucionet publike.

“Ju përgëzoj për përkushtimin, profesionalizimin dhe pavarësinë e institucionit tuaj”, tha ai.

Ndërsa, Besnik Osmani ka thënë se Zyra Kombëtare e Auditimit do të vazhdojë të bëjë auditimin e detyrueshëm të rregullsisë për Buxhetin e Qeverisë së Kosovës si dhe auditime tjera.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet maksimale për transparencë.