Dhuna në Kuvend, suspendohen katër punonjës të MPJ-së

Aktuale October 20, 2017 - 16:50

Ministria e Jashtme ka suspenduar katër të punësuar si të dyshuar nga Prokuroria Publike për pjesëmarrje në zhvillimet e 27 prillit në Kuvend. Dikasteri diplomatik nuk shpjegon arsyet e suspendimeve, madje edhe duke mos konfirmuar suspendimin e të punësuarve. 

Informacione të Alsat M nga Prokuroria Publike shpjegojnë se gjatë shqyrtimit të provave dhe incizimeve nga kamerat e sigurisë dhe pas identifikimit të personave nga organi i hapjes së akuzës është njoftuar zyrtarisht ministria e Jashtme për pjesëmarrjen e nëpunësve të saj në Kuvend. 

Ndaj katër të punësuarve, dikasteri diplomatik do të ndërmerr masa disiplinore.Hetimet e 27 prillit së fundi kanë shënuar një ecuri të dukshme. Pak ditë më parë, Prokuroria Publike i caktoi masë paraburgimi 30 ditor 8 personave për tentimin e vrasjes së liderit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.Rasti vetëm që ka marr epilog gjyqësorë është ai i sulmuesit të Radmilla Shekerinskas i cili u dënua me 4 vite burg nën akuzën për dhunë.

Ndërkohë të paprekshëm mbeten deputetët që hapën dyert e Kuvendit, Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski, veprim ky i tyre i cili është konstatuar edhe në raportin e Kontrollit të Brendshëm nga MPB. Pavarësisht indikacioneve që të njëjtit dot të thirren në Prokurori Publike, deri më tani Mukoski dhe Vasilevski nuk janë ftuar. 

Në një linjë me to është edhe ish drejtorit i BSP- Mitko Çavkov i cili më 27 prill i ishte shmangur komunikimit me ministrin e Brendshëm edhe pse kishte qenë në funksionin e kryetarit të shtabit emergjent.Ministria e Brendshme deri më tani ka suspenduar punonjës ndaj të cilëve janë ndërmarr masa disiplinore. 

Ne mesin e tyre janë edhe dy agjentët e DSK-së të cilët kanë provuar t’i shkatërrojnë incizimet e memorizuara në hard disqe nga kamerat e sigurisë në Kuvend. Procedura për suspendim dhe masa disiplinore vazhdojnë akoma në MPB.