Rinis mbledhja e Këshillit të Mandateve për rastin “Tahiri”

Aktuale October 20, 2017 - 16:38

Ka rinisur mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores së Kuvendit për kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri.

Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi prokurorët do të paraqesin prova që përbëjnë ‘sekret shtetëror’, për të bindur kështu  deputetët që të votojnë pro heqjes së imunitetit të Tahirit.